Dua Lipa mahnit me transformimin për kopertinën e revistës “Vogue”

2 javë më parë

Dua Lipa mahnit me transformimin për kopertinën e revistës “Vogue”

Dua Lipa e ka nisur 2021-shin me një transformim mjaft interesant në pamje.

Ajo ka eksperimentuar me stilin dhe dukjen e saj, por kështu me flokë të bardhë dhe të shkurtra kaq shumë nuk e kishim parë më herët.

Dua ishte shprehur për revistën se do të dëshironte të bënte diçka argëtuese sa i përket modës ndonëse vëmendja e saj është tek muzika ajo nuk do të përjashtonte mundësinë për t`u rreshtuar edhe në gjëra tjera.

“Për momentin, fokusi im është muzika, por unë dua të jem në gjendje të degëzohem dhe të bëj diçka tjetër.”