Driton Kuka i hynë politikës, i bashkohet Ramush Haradinajt

4 muaj më parë

Driton Kuka i hynë politikës, i bashkohet Ramush Haradinajt

Njëri prej trajnerëve më të suksesshëm të Kosovës, Driton Kuka, ka vendosur t’i hyjë politikës.

Ai, sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan AktivPress.

Lajmi është bërë i ditur nga vet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Sot jam jashtëzakonisht i nderuar me vendimin e Driton Kukës, një ndër heronjtë e sportit tonë, trajneri i suksesshëm dhe meritor që Kosova ka fituar qindra medalje të arta në xhudo, që t’i bashkohet familjes së madhe të Aleancës. I pakompremetuar në asnjë aspekt, ai pos që ngriti yjet e përmasave globale dhe arriti t’i sjellë Kosovës Medaljen e Artë Olimpike, është i biri i Ali Kukës, kryetarit të parë të nëndegës së AAK-së në Pejë “2 Korriku”. I lumtur që edhe një anëtar i familjes së respektuar atdhetare Kuka, po e vazhdon traditën me Aleancën. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

AktivPress