Drita merr fitoren e parë në ‘Champions’ këtë vit

1 muaj më parë

Drita merr fitoren e parë në ‘Champions’ këtë vit

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Gjilanasit triumfuan me rezultatin 2:1 ndaj kampionit të Andorras, Inter Escalsed, transmeton Klan Kosova.

Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namani ishin shënuesit për Dritën, kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi Garcia.

Në duelin e radhës pas tre ditësh, Drita do të luajë takimin e radhës në këtë garë ndaj kampionit të Iralandës së Veriut, Linfield.