Drenasi fiton grantin me vlerë mbi 180 mijë euro

6 muaj më parë

Drenasi fiton grantin me vlerë mbi 180 mijë euro

Komuna e Drenasit është kualifikuar në mesin e 19 komunave më të suksesshme të Republikës së Kosovës.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me SDC/DEMOS ka përmbyllur procesin e vlerësimit për Grantin e Performancës për vitin 2019, prandaj komuna e Drenasit është kualifikuar për grant dhe ka fituar shumën prej 149,846 euro”, njofton zyra për informim e Komunës së Drenasit, transmeton AktivPress.

Në të njëjtë kohë, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar – SIDA ka  bashkëfinancuar Grantin e Performancës për vitin 2019 për Komunën e Drenasit në vlerë prej 33.593 euro.

Kështu, shuma e fituar e Komunës së Drenasit për Grantin e Performancës të vitit 2019 është në vlerë prej 183,439 euro.

Këto mjete thuhet se do të përdoren për projekte kapitale sipas prioriteteve të përcaktuara dhe nevojave emergjente të komunës së Drenasit./AktivPress/