Drejtori i AKI-së raporton me dyer të mbyllura

3 vite më parë

Drejtori i AKI-së raporton me dyer të mbyllura

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, është duke raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, por me dyer të mbyllura.

Mediet nuk janë lejuar të qëndrojnë në sallë, raporton Ekonomia Online.

Mbikëqyrësit parlamentar nuk kanë treguar pse e kanë thirrur shefin e inteligjencës, mirëpo, raportimi i tij vije në kohën kur Këshilli për Siguri i Kosovës ka alarmuar se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar se disa individë dhe grupe të lidhura me qarqe brenda vendit,  kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës.

Anëtari i Komisionit për Inteligjencë, Rafet Rama, i pyetur nga AktivPress  nëse ky raportim ndërlidhet me këto paralajmërime ka thënë shkurt se këtë gjë mund ta mësoj publiku, pasi të ketë përfunduar raportimi.

“Arsyen pse e kemi thirrur drejtorin e AKI-së, e mësoni pasi ta mbajmë mbledhjen”, ka thënë Rama./AktivPress