Dosja e xhubletës drejt UNESCO-s

1 muaj më parë

Dosja e xhubletës drejt UNESCO-s

“Gratë në trashëgiminë kulturore” është tema e diskutimit që bëri bashkë në Muzeun Historik Kombëtar studiueset Luljeta Dano, Elsa Ballauri, kostumografen Edlira Sulaj dhe ministren e Kulturës, Elva Margariti. Gjatë këtij takimi u diskutua për përfundimin e dosjes së xhubletës nga grupi i punës ku bën pjesë dhe koleksionistja Dano dhe dorëzimi i saj si “Kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit në UNESCO në rrezik”.

“Ngjarja e vitit është dosja që po përgatitet për UNESCO, si një trashëgimi në rrezik. Kemi punuar në kushte shumë të vështira. Uroj që brenda pak ditësh dosja do të përfundojë”, thotë Dano.

Pjesë e dosjes për xhubletën 4000-vjeçare do të jenë dëshmitë, letrat e aprovimit dhe miratimit nga prodhuesit e saj, apo ata që e trashëgojnë. Nuk mungon edhe projekti për rivitalizimin e saj. Megjithatë, kostumografja Edlira Sualaj bën apel që të punohet më shumë.

“Të flasë për xhubletën kam frikë, pasi është e vështirë të hysh në të. Ne mund të nxitojmë për të bërë dosjen e UNESCO0-s, por më mirë të mos nxitojmë edhe të bëjmë gjënë e duhur”, thotë Sulaj. /Shqiptarja/