Dortmundi me fitore bindëse

1 muaj më parë

Dortmundi me fitore bindëse

Borussia Dortmundi ka triumfuar bindshëm me rezultatin 6:1 ndaj Paderbornit të dielën, në xhiron e 29-të të Bundesligës gjermane.

Jadon Sancho (57’, 74 dhe 90+1’) ka realizuar tre gola, ndërsa nga një realizuan Thorgan Hazard (54’), Achraf Hakimi (85’) dhe Marcel Schmelzer (89’). Sancho në momentin e realizimit të golit të parë të tij ka hequr fanellën duke shpalosur mesazhin “Drejtësi për George Floydin”, mesazh përkrahës për afro-amerikanin që u vra nga policia në Minneapolis disa ditë më parë.

Për Paderbornin golin e vetëm e shënoi Uwe Huenemeier nga penalltia në minutën e 72-të.

Dortmundi pas 29 xhirove zë vendin e dytë me 60 pikë, shtatë më pak se Bayern Muenchenin që kryeson. Paderborni zë vendin e fundit me 19 pikë. Te Paderborni mungoi Klaus Gjasula, që ishte i suspenduar shkaku i kartonëve.

Në ndeshjen tjetër të dielën Bourssia Monchengladbach fitoi 4:1 ndaj Union Berlinit.