Donald Trump i riu do paraqitet para Senatit në qershor

2 muaj më parë

Donald Trump i riu do paraqitet para Senatit në qershor

Donald Trump i riu dhe Komiteti i Intelegjencës i Senatit kanë arritur një marrëveshje që djali më i madh i presidentit amerikan Donald Trump të dalë para komitetit pas dyerve të mbyllura në qershor, shkruan agjencia e lajmeve CNN.

Marrëveshja për dëshminë e Trump vjen pas komiteti lëshoi një thirrje muajin e kaluar që ngjalli reagime ndaj republikanit Richard Burr nga Karolina e Veriut, nga shumë prej njerëzve të afërt me Trump e ri.

Intervista do jetë e limituar diku dy deri në katër orë dhe do kapë diku pesë apo gjashtë tema. Pyetjet do jenë rreth takimit të famshëm në kullën Trump dhe projektin e Moskës të kullës Trump.

Burime të CNN tregojnë që Trumpit të ri do i kërkohet që të sqarojë diskrepancat mes dëshimsë së tij të kaluar dhe asaj që është thënë në raportin e Muellerit.

Të dy anët u morrën vesh që do jetë hera e fundit që Trumpi i ri do kërkohet të dalë para komitetit në lidhje me hetimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Deri tani janë diku 20 orë që djali i presidentit ka dhënë dëshmi të ndryshme për këshilltarin special Robert Mueller si dhe republikanin Barr.

Kjo do jetë hera e dytë që Donald Trump do dalë para komitetit në fjalë, pas herës së fundit që ishte në dhjetor të vitit 2017.

Komiteti kishte thirrur Trumpin e ri për intervistë edhe për datën 1 maj por djali i presidentit kishte refuzuar të paraqitej duke shkuar në një udhëtim për gjueti në Alaskë.

Ka pasur shumë pyetje rreth dëshmisë së vitit 2017 të Trumpit të ri kur ai doli para komitetit.

Lëshimi i raportit të Muellerit ka ngjallur pyetje të ndryshme për dëshminë e djalit të madh të presidentit. /Express