Doli e zhveshur nga vaska, lëndohet modelja shqiptare: Boll më thërritët juristja seksi!

1 javë më parë

Doli e zhveshur nga vaska, lëndohet modelja shqiptare: Boll më thërritët juristja seksi!

Redona Koçi, njihet gjerësisht me epitetin “juristja seksi”.

Ajo këtë pasdite ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku tregoi se nuk e ka ushtruar kurrë profesionin e juristes por thjesht ka mbaruar studimet për këtë fushë. Redona tha se trishtohet nga komentet negative, pasi ajo fotot provokuese në “Instagram”, i cilësoi si punë dhe jashtë saj shtoi se është komplet një vajzë tjetër.

“Është një profesion që nuk e ushtroj, unë jam marr me modeling më shumë. Prandaj them që juristja seksi, u bë shumë bajat, sepse nuk e kam ushtruar. Unë merakun e kam që gjatë gjithë kohës është i njëjti titull, kur unë bëj diçka nuk flitet diçka e bukur për atë që bëj. Në vaskë isha e zhveshur por nuk dukesha e zhveshur.

Faktikisht mendova që do të bënte më shumë bujë një set mitologjik që bëra, por kuptova që më shumë bujë bënte zhveshja. Fotografia është ndryshe, Instagrami është biznes, publiku duhet t’i ndajë këto gjëra. Në jetën e përditshme jam shumë e thjesht, modeste. U sa shumë më shajnë pafund, më bezdisin të gjitha kur nuk janë të vërteta. Ndonjëherë janë moskokëçarëse. Nuk e kanë me mua por e kanë që jam moskokëçarëse. Ne vijojmë të bëjmë reklama, është puna ime, pasioni im. Në një shtet tjetër thonë se ka shtet, sepse ka gjëra të mira, ka dhe vajza atje ë bëjnë modeling dhe zhvishen”, tha Redona.