DokuFest organizon festivalin e filmit britanik “PlayUK”

2 vite më parë

DokuFest organizon festivalin e filmit britanik “PlayUK”

British Council dhe DokuFest janë duke organizuar festivalin e filmit të ri britanik „PlayUK“ në Prizren, i cili zhvillohet nga 16 deri ne 19 Shkurt.

Gjatë kësaj kohe do të shfaqen këta filma edhe në pesë qytete tjera të rajonit: Beograd, Podgoricë, Tiranë, Sarajevë dhe Shkup. Ky festival filmi do të festojë ripërtëritjen njerëzore dhe mundësinë për të gjetur përgjigjet dhe zgjidhjet e duhura në kohë të vështira.

Sipas njoftimit për media nga DokuFest, do të jepen 10 filma dhe dokumentarë premierë të produksionit britanik bashkëkohor.

Vazhdimi i „T2 Trainspotting“, „Njeriu nga Mo’Ëax” (The Man from Mo’Ëax) – një dokumentar rreth influencës së muzikës britanike, „Aftësitë e Pjekurisë“ (Adult Life Skills) – një komedi rreth rritjes në moshë, „Una“ – një dramë e fuqishme, „Rrëfimi“ (The Confession) – një dokumentar për terrorizmin në botën moderne, etj. Këto janë vetëm disa tituj intrigues, të cilat do t’i japin peshë filmit britanik në rajon.

Biletat për „PlayUK“ mund të blihen tek DokuKino në Prizren, nga datat 10 Shkurtë me çmimin 2 EUR për film./Aktivpress