Dogana ndanë mirënjohje për studentët e UP-së

3 vite më parë

Dogana ndanë mirënjohje për studentët e UP-së

Dogana e Kosovës ka ndarë mirënjohje për studentët e Universitet “Hasan Prishtina” të cilët gjatë punës praktike në Doganë kanë arritur suksesshëm të ndërtojnë një sistem kompjuterik shumë të nevojshëm për Doganën e Kosovës.

Mirënjohjet i ndanë ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe rektori Marjan Dema.Me këtë rast do të bëhet edhe prezantimi i programit, shkruan Ekonomia Online.