Dogana, 75 mijë euro tender për ‘asgjësim të cigareve’

2 muaj më parë

Dogana, 75 mijë euro tender për ‘asgjësim të cigareve’

Hiç më pak se 75 mijë euro ka paraparë t’i shpenzojë Dogana e Kosovës për tenderin “Shërbimet për asgjësimin e cigareve dhe të mallrave tjera vetëdjegëse” sipas nevojave të DK-së, i cili është shpallur para disa ditësh, derisa hapja e ofertave për këtë proces të prokurimit do të bëhet me 2 prill të këtij viti.

Në njoftimin për kontratë thuhet se në 40% të tenderit bën pjesë asgjësimi i cigareve, i filtrave për cigare dhe i letrës së cigareve, po ashtu me 40% asgjësimi i duhanit të papërpunuar dhe i duhanit refuz, si dhe me 20% asgjësimi i mallrave vetëdjegëse pa vlerë (dokumentacioni, katalogë, reklama dhe mallrave tjera plastikë, qelq), sipas nevojës së Doganës.