Djali që arriti të i mashtrojë të gjithë dhe të futet në ring me Joshuan pas triumfit ndaj Parker

2 vite më parë

Djali që arriti të i mashtrojë të gjithë dhe të futet në ring me Joshuan pas triumfit ndaj Parker

Mbrëmja e së shtunës ishte e dedikuar për duelin e peshave të rënda mes Anthony Joshuas dhe Joseph Parker.

Gjithë sytë ishin të kthyer nga stadiumi i Cardiffit, Principality.

Që të ishte pjesë e kësaj ngjarje të madhe sportive duhej të blije një biletë si tifoz (shumë larg ringut), por për të qenë më afër ringut duhej të blije biletën VIP, apo të ishte ndonjë gazetar apo person i njohur në botë.

 Shenja dalluese kinse ai është gazetar i Sky Sport (Zac Alsop/YouTube)

Por, një i ri i quajtur Zac Alsop, i cili njihet për shakatë e tij në YouTube, arriti të futet në ring duke mos blerë biletë.

Po po, mirë e lexuar në një ngjarje të tillë të madhe, ku siguria duhet të jetë maksimale, ai me dinakërinë e tij arriti të futet në ring pas triumfit.

I riu publikoi videon të hënën dhe tregoi saktësisht të gjithë hapat si e bëri këtë. Së pari ai falsifikoi një shenjë dalluese se është gazetar i Sky Sport dhe menjëherë u nis nga stadiumi.

Ai arriti të futet pa problem dhe pa ndonjë kontroll brenda stadiumit, u rehatua te zona e gazetarëve, por as kjo nuk e kënaqi.

 Futja e tij në ring ishte edhe në transmetim të drejtpërdrejt në TV (Zac Alsop/YouTube)

Më pas vendosi të futet në zonën VIP, pak metra nga ringu dhe me qetësinë dhe dinakërinë e tij ia arriti të futet dhe të qëndrojë pa u vërejtur deri në fund.

Pasi Joshua mbrojti titujt e WBA-së, IBF-së dhe WBO-së, ai vendosi t’i afrohet ringut. Aty qëndroi për disa minuta dhe për një moment mori guximin të futet në ring.

Ai ishte pjesë e fitores së madhe së bashku me ekipin e Joshuas dhe personat më të rëndësishëm në botën e boksit, me telefon në dorë duke bërë video askush nuk e pengoi.

Por, kjo nuk është hera e parë që ai bën një gjë të tillë, Alsop kishte arritur të futet në konferencën për media të Conor McGregor dhe Floyd Mayweather, në Londër gjatë verës së kaluar.

Deri më tani nuk është marrë ndonjë masë kundër tij, por ylli i YouTubes bën thirrje që të tjerët mos ta provojnë pasi mjafton një detaj të mos funksionojë dhe gjërat komplikohen dhe mund të përfundosh në pranga. /Telegrafi