Djali i përbindëshit nazist publikon foto të fshehta të tubimeve familjare me Hitlerin

3 muaj më parë

Djali i përbindëshit nazist publikon foto të fshehta të tubimeve familjare me Hitlerin

Djali i ish-ministrit të Jashtëm nazist, Joachim von Ribbentrop ka publikuar një biografi të familjes së tij, ku shpesh shfaqet edhe Hitleri. Rudolf von Ribbentrop shkoi në Shkollën ekskluzive të Westminsterit, ndërsa babai i tij ishte ambasadori i Hitlerit në Londër në vitet 1936-1938.

Plaku Von Ribbentrop ishte një prej personave më të afërt të Hitlerit dhe u bë Ministri i Jashtëm i Rajhut të Tretë para se të ekzekutohej në Nuremburg në vitin 1946, nën akuzë se ndihmoi orkestrimin e Holokaustit.

Djali i tij vazhdoi të luftonte në të dy anët lindore dhe perëndimore dhe fitoi Kryqin e Hekurt – përpara se të bëhej tregtar i verës pas lufte. Ai është ende i gjallë në moshën 98 vjeçare.

Biografia e tij u botua fillimisht në 2008 në gjermanisht, por tani është përkthyer në anglisht.

Brenda biografisë ndodhen disa imazhe, shumica e të cilave nuk janë parë më parë dhe tregojnë tubimet e Ribbentrop-it me Hitlerin.

Joachim von Ribbentrop është plagosur 3 herë për t’i shërbyer Hitlerit dhe për këtë është dekoruar./TCh