Divizioni Anti-Kartel heton dosjet e tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë

2 muaj më parë

Divizioni Anti-Kartel heton dosjet e tenderëve në Ministrinë e Shëndetësisë

Divizioni Anti-Kartel i cili vepron në kuadër të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, po i heton tenderët në Ministrinë e Shëndetësisë, të shpallur gjatë kohës së pandemisë.

Tashmë ky divizion i ka pranuar edhe dosjet e tenderëve në fjalë, raporton AktivPress.

Lajmin për pranimin e dosjeve e ka konfirmuar kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi.

“Pasi që kemi autorizuar divizionin Anti-kartel për t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë Pandemisë , dje jam njoftuar nga ky divizion se tani më veq i kanë pranuar dosjet”, ka bërë të ditur ai, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Prestreshi ka njoftuar se “AKK pisten hetimore do ta orientoj vetëm tek aspekti i ‘BIDRIGGING’ apo manipulimit me oferta”.

“BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale, ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale”, ka shpjeguar ai.

Sipas tij, ‘Bidrigging’ me marrëveshje vertikale në tenderët publik i trajton Prokurori përkatës, ndërsa ‘Bidrigging’ me marrëveshjet horizontale i trajton Autoriteti. /AktivPress/