Dita Ndërkombëtare e Teatrit

4 vite më parë

Dita Ndërkombëtare e Teatrit

27 marsi njihet si Dita Botërore e Teatrit që nga viti 1962, pasi kjo ditë ishte iniciuar në Kongresin e 9-të botëror të Institutit Ndërkombëtar Teatror – INT të UNESCO-s, me propozim të Finlandës. 

Kudo, kjo ditë kremotohet me aktivitete të ndryshme. Zakonisht para fillimit të shfaqjeve në mbarë botën lexohen mesazhi ndërkombëtar dhe nacional për rëndësinë e teatrit, si pjese e kultures se paqes dhe harmonisë botërore.

Instituti ndërkombëtar teatror INT është themeluar në vitin 1948 nga UNESCO-ja dhe është organizata më e rëndësishme joqeveritare në sferën e arteve interpretuese.

Me rastin e kësaj dite në Kosovë do të organizohen ngjarje të ndryshme duke nis nga protesta e aktorëve rezident të Teatrit Kombëtar të Kosovës e deri tek shfaqja e premierës “Anonimi i Venedikut”, i regjisores Drita Begolli në Teatrin Dodona./AktivPress