Dita ndërkombëtare e shëndetit oral- 10 këshilla për prindërit nga dentisti i njohur i fëmijëve, Xheladin Ujkani

4 muaj më parë

Dita ndërkombëtare e shëndetit oral- 10 këshilla për prindërit nga dentisti i njohur i fëmijëve, Xheladin Ujkani

Sot është dita ndërkombëtare e shëndetit oral. Me këtë rast, dentisti i njohur i fëmijëve, Xheladin Ujkani, nga përvoja e sukseshme gjatë punës me fëmijë, jep disa këshilla për prindërit :

1.      Me daljen e dhëmbit të parë të qumështit, rreth muajit të gjashtë, prindërit duhet të fillojnë kujdesin ndaj dhëmbëve tek fëmijët e tyre, duke u’a pastruar ata me gazë sterile dhe çaj kamomil, pa sheqer;

2.      Pas moshës një vjeçare, prindërit duhet të fillojnë pastrimin e dhëmbëve tek fëmijët e tyre me brushë dhe pastë. Patjetër, pastrimin e dhëmbëve ta bëjnë së bashku;

3.      Prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët në mënyrë që dhëmbët t’i pastrojnë në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës dhe në mbrëmje para gjumit;

4.       Prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët në mënyrë që gjatë pastrimit të dhëmbëve të shkojnë deri në fund të harqeve, duke pastruar të gjithë dhëmbët, të gjitha sipërfaqet;

5.      Prindërit duhet t’i edukojnë fëmijët në mënyrë që ata të largohen sa më shumë nga ushqimet që përmbajnë shumë sheqer, krip, piper e po ashtu edhe nga pijet e gazuara dhe të ushqehen sa më shumë me produkte të qumështit, ujë, çaj kamomil, pemë dhe perime të freskëta;

6.      Prindërit duhet t’i përgatisin paraprakisht fëmijët e tyre për vizitën e parë te dentisti. Vizita e parë te dentisti duhet të bëhet rreth moshës dy-tre vjeçare dhe kjo të ndodhë edhe në rastet kur të gjithë dhëmbët janë të shëndoshë. Prindërit duhet të jenë ndërmjetësues në krijimin e raporteve miqësore në mes të fëmijëve të tyre dhe dentistëve;

7.      Prindërit duhet ta dinë se dhëmbët e qumështit kompletohen rreth moshës tre vjeçare dhe janë 20 dhëmbë në numër, dhjetë në nofullën e sipërme dhe dhjetë në nofullën e poshtme. Pas kësaj moshe, të gjithë dhëmbët që dalin, janë dhëmbë të përhershëm;

8.      Trajtimi i dhëmbëve të qumështit mund të kryhet pa dhimbje dhe pa anestezion;

9.      Prindërit duhet ta dinë se nxjerrja e dhëmbëve të qumështit nuk shkakton dhimbje tek fëmijët;

10. Prindërit duhet ta dinë se dhëmbët e parë të përhershëm dalin rreth moshës gjashtë vjeçare në fund të harqeve të dhëmbëve të qumështit, lart dhe poshtë.

Në vazhdim gjeni këngën “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” –