Dita e Pranverës në Prishtinë (Video)

4 vite më parë

Dita e Pranverës në Prishtinë (Video)

Si çdo vit tjetër edhe këtë vit në kryeqytet Dita e Pranverës u shënua përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore e artistike.

Fëmijët nga ansambli “Bajram Curri”, në Prishtinë, 21 Marsin e shënuan me disa pika vallëzimi, ku qytetarë të shumtë ishin mbledhur që të përcjellin performancën e tyre, raporton Ekonomia Online.

Disa nga aktivitetet që u shënua Dita e Pranverës ishin: Performancë nga ansambli  “Prishtina Brass“; Mbjellja  e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e kryeqytetit; Pikturim nga të rinjtë e Qendrës Rinore; Performancë e kitaristëve nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, etj.

Suzana Drenica, koreografe në ansamblin “Bajram Curri”, tha se është hera e parë që po merr pjesë në këtë aktivitet dhe ndjehet shumë e lumtur për këtë.

“Ansambli Bajram curri sivjet për herë të parë merr pjesë në këto aktivitete dhe po na pëlqen shumë. Kemi ardhur këtu para Ministrisë së Kulturës , edhe më herët ishim në parkun e qytetit dhe shumë shpresoj që publikut i kanë  pëlqyer performanca tona”.

Ajo foli edhe për sfidat të cilat ballafaqohet ansambli edhe pse thotë që komuna disa herë iu ka ndihmuar.

“E dimë që buxheti është i vogël por ne do të kishim pasur dëshirë me na ndihmuar edhe më shumë sepse na duhen kostume, rekuizita, mirëpo shpresoj që në të ardhmen të na përkrahin. Na duhet edhe një objekt, ne jemi 100 anëtarë ku janë tri grupe vallëzimi, këngëtar, instrumentalist. Shpresoj që komuna dhe ministria të na sigurojnë një objekt ku do të jemi gjithmonë aty”, përfundoi ajo.

Ajo shpreson shumë që të rinjtë e Kosovës të vazhdojnë të kultivojnë kulturën dhe traditat e vendit.

Këto aktivitete ishin organizuar me ftesën e komunës së Prishtinës.