Distria Krasniqi pëson në gjysmëfinale, lufton për të bronztën në Budapest

4 muaj më parë

Distria Krasniqi pëson në gjysmëfinale, lufton për të bronztën në Budapest

Në Çmimin e Madh të Budapestit xhudistja Distria Krasniqi ka pësuar humbje nga japonezja Hiromi Endo në gjysmëfinale.

Megjithatë, ajo ende ka gjasë që të rrëmbejë medalje në kategorinë 48 kilogramë, pasi lufton për të bronztën, transmeton Koha.net.

Për ta fituar medaljen e bronztë në repesazhë ajo duhet ta mposht xhudisten belge, Anne Sophie Jura.

Në të njëjtën kategori është eliminuar më herët Fjolla Kelmendi, e cila u mposht nga xhudistja sllovene Marusa Stangar.

Garat e nivelit Grand Prix vlerësohen me peshë në xhudo, aq më tepër në kohën kur kanë nisur kualifikimet për Lojërat Olimpike dhe pikët e fituara nëpër gara kanë fituar në rëndësi.

Gara në Budapest po ashtu shërben si pjesë e përgatitjeve për botërorin e xhudos që mbahet prej 20 deri më 27 shtator në Baku të Azerbajxhanit.