Distria Krasniqi nuk kalon kampionen e botës, lufton për medaljen e bronztë

4 javë më parë

Distria Krasniqi nuk kalon kampionen e botës, lufton për medaljen e bronztë

Xhudistja Distria Krasniqi, është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror Tokio 2019 nga japonezja, Funa Tonaki, kampione e botës 2017 dhe nënkampione e botës 2018, kategoria – 48 kg.

Krasniqi tani lufton për medaljen e bronztë me Laura Martinez të Spanjës, transmeton Klan Kosova.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të Komitetit Olimpik Kombëtar të Kosovës.