Disa ide për një mëngjes të shpejtë që mund ta merrni me vete në punë dhe shkollë

4 javë më parë

Disa ide për një mëngjes të shpejtë që mund ta merrni me vete në punë dhe shkollë

Nëse doni të qëndroni të shëndetshëm, bëni mirë të krijoni zakone të thjeshta ditore që mund t’i ndiqni. Një zakon i rëndësishëm që mund t’ju ndihmojë të filloni ditën tuaj me sa më shumë energji, është të hani një mëngjes të shëndetshëm.

Disa studime tregojnë se njerëzit që nuk hanë mëngjes, kanë më shumë të ngjarë të:

– jenë mbipeshë

– kenë diabet, sëmundje të zemrës dhe kolesterol të lartë

– konsumojnë duhanin

– mos ushtrohen rregullisht

– mos marrnin sasinë e duhur të lëndëve ushqyese

– konsumojnë më shumë kalori dhe sheqerna të shtuara në pjesën tjetër të ditës

Lajmi i mirë është se ka shumë opsione të thjeshta dhe të shëndetshme të mëngjesit që mund t’i përgatisni më parë, meqë koha para se të fillojmë ditën nuk na premton shumë. Mendoni jashtë kutisë (së drithërave) me këto ide të shpejta dhe të lehta.

 Bëni muffins me përbërës të shëndetshëm si frutat, perimet, arrat dhe miell drithërash, dhe ngrijini. Merrni nga një çdo ditë me vete në çantën tuaj dhe derisa të shkoni në punë/shkollë do të shkrijë dhe do të jetë gati për të ngrënë.

 Përgatisni drithëra në një enë që mund ta merrni me vete. Merrini të paëmbëlsuara dhe përziejini me një dorë arra, salcë mollësh, kanellë dhe fruta të ngrira.

 Merrni një soothie të bërë në shtëpi në termus. Është e thjeshtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur në mëngjes. Përgatiteni me frutat tuaja të preferuara të ngrira, ose mund të shtoni përbërës të tjerë të shëndetshëm si qumështi ose kosi me pak yndyrë, gjalpë arrash, salcë mollësh, bimë të freskëta si nenexhik, madje edhe perime.

 Mbani disa vezë të ziera fort në frigorifer. Shërbejeni në tostë me avokado të prerë dhe domate, duke i spërkatur me pak piper, si dhe me erëza të tjera që preferoni.

 Gjatë fundjavës, mbushni disa kavanozë të vegjël me kos të thjeshtë me pak yndyrë ose pa yndyrë fare, fruta të ngrira, arra, tërshërë dhe pak kanellë për të pasur një mëngjes të shpejtë dhe të shëndetshëm për disa ditë.

 Nëse zgjidhni ushqime të paketuara në mëngjes, kujdes kripën dhe sheqernat e shtuara! Kontrolloni informacionin në etiketën e paketimit dhe zgjidhni artikuj me sa më pak nga këta përbërës. Kërkoni për produkte me fibra dietike dhe lëndë të tjera ushqyese të dobishme.

 R.Class