Dikur bashkëlojtarë, Vedat Muriqi reagon pas vdekjes tragjike të futbollistit turk

1 javë më parë

Dikur bashkëlojtarë, Vedat Muriqi reagon pas vdekjes tragjike të futbollistit turk

Futbollisti turk, Ahmet Yilmaz Calik ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti me makinë.

27-vjeçari ishte duke e vozitur veturën në autostradë kur e humbi kontrollin dhe bëri aksident të tmerrshëm, siç raportohet nga mediat turke sot.

Calik ishte dikur bashkëlojtar me sulmuesin kosovar, Vedat Muriqin, në kohën kur luanin për Genclerbirligin.

Pasi mori vesh për ngjarjen, Vedat Muriqi ka reaguar në rrjetet sociale.

“Më vjen shumë keq dhe nuk di çfarë të them. Jam i pikëlluar për humbjen e një shoku, kolegu dhe vëllai shumë të mirë, me të cilin kam luftuar për të njëjtën fanellë. U prehtë në qiell vëllai im, je gjithmonë në zemrat tona. Na vjen keq për humbjen tuaj”, shkroi Muriqi në Twitter.

Çalik ishte i vetmi person në makinë në momentin e përplasjes, transmeton Express.

Mbrojtësi pati tetë paraqitje me ekipin e Turqiës në vitet 2015-17 ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konyasporit