Digjet vetura luksoze e modeles së njohur

1 muaj më parë

Digjet vetura luksoze e modeles së njohur

Duket se makina e modeles shqiptare është djegur.

Është raportuar se në qytetin e Vlorës u djeg vetura e modeles së njohur shqiptare, shkruan lajmi.net.

Balkan Web solli pamje teksa thuhet se makina tip “Range Rover” i përket modeles së njohur, Françeska Jaçe.

“Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases F. J., banuese në Vlorë”, thuhej në raport.

Grupi hetimor tani po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.