Diferenca ekstreme në Kosovë, lojtarët paguhen me shifra qesharake

2 muaj më parë

Diferenca ekstreme në Kosovë, lojtarët paguhen me shifra qesharake

Një nga problemet kryesore që shfaqet në Kosovë, është padiskutim edhe pagesa e lojtarëve. Ka një diferencë ekstreme të madhe mes lojtarëve në elitën e këtij kampionati dhe atyre të “Ligës së Parë”.

Nëse në elitë futbollistët paguhen me rrogat mesatare 2000-3000 euro, kjo as që krahasohet me një ligë më poshtë. Në Kosovë kanë marrë për bazë klubin Arbëria, që ndodhet në vendin e shtatë. Lojtarët që aktivizohen aty nuk sigurojnë dot as minimumin jetik, pasi paguhen nga 200 euro që është rroga më e ulëta, e deri në 350 euro si paga më e lartë.

Në kushte të tilla dhe në shpërndarje kaq të pabarabarta, duhet me patjetër që edhe rrogat e lojtarëve të kenë një bazë më llogjike dhe jo një diferencë kaq të madhe. /Shqiperia.ch