Dialogu Prishtinë-Beograd, Bytyçi: Ndarja e kufijve do të jetë sërish në axhendën e Serbisë

2 muaj më parë

Dialogu Prishtinë-Beograd, Bytyçi: Ndarja e kufijve do të jetë sërish në axhendën e Serbisë

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duket se është rikthyer sërish në “shina” ku ditën e sotme (12 korrik) përfundoi raundi i parë i këtij procesi me ndërmjetësimin e BE-së.

Përmes një video-konference, i deleguari i BE-së, Miroslav Lajçak zhvilloi takime me përfaqësuesit e dy palëve ku për më tepër tha se ranë dakord për axhendën e takimit të radhës në Bruksel dhe elementet kryesorë të procesit të dialogut.

Por pavarësisht këtyre hapave, analisti Enver Bytyçi thotë se Beogradi do ta ketë sërish në agjendën e vetë çështjen për korigjimin dhe ndryshimin e kufijve.

Në një intervistë për Ora News ai shprehet që territorin verior të Kosovës ta ketë nën administrim dhe protektorat OKB-ja dhe pjesën tjetër të njihet si shtet i pavarur, por kjo sërish do të jetë e vështirë të vendosë “paqe” mes dy vendeve.

Bytyçi: Rifillimi i këtij dialogu është i rëndësishëm për faktin se përveç ShBA-së, tashmë janë prezantuar si udhëheqës të këtij procesi dhe përfaqësuesit e BE-së. Këto kësaj rradhe janë shumë herë më seriozë sepse së paku në këtë dialog janë vendosur disa principe nga BE. Angazhimi i këtyre vendeve do të thotë se principet e dialogut të marrin parasysh Kushtetutën e Kosovës dhe gjendjen aktuale atje. Të marrin parasysh faktin se Kosova është shtet dhe se duhet të njihet nga Serbia. Ekziston një frikë që sipas së cilës me njohjen e Kosovës nga Serbia mundet që të ndryshojë qëëndrimi i Kosovës. Është stisur nga Beogradi por që në faktorin ndërkombëtar ka frikë.

Ende Beogradi do të tentojë dhe do përpiqet që të mbajë në agjendë çështjet për ndryshimin, korigjimin e kufijve në kuptimin e administrimit ndërkombëtar të veriut të Kosovës. Në mos ndarja e Kosovës ose korigjimit të kufijve, ka një ide që veriu i Kosovës, me një vendim të ri të Këshillit të Sigurimit të vendoset në protektoriatin e OKB-së siç ka qenë e gjithë Kosova dhe pjesa tjetër e saj të njihet si shtet i pavarur në kufijtë e tjerë. Pjesa veriore të mbetet një territor që e administrojnë ndërkombëtarët por as Serbia dhe Kosova. Nëse ndodhë, kjo do të thotë që përsëri kriza do të jetë aty. Përsëri lufta mes dy vendeve do të jetë për këtë territor ku secili do të përpiqet që të realizohet një interes të gjithësecilit.