Dhurata e Sinanit dhe Andrrës për Besin dhe Xhensilën

4 vite më parë

Dhurata e Sinanit dhe Andrrës për Besin dhe Xhensilën

Vetëm një javë më parë, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Në dasmë, çifti kishin të ftuar shumë personazhe VIP, ndër to edhe Sinan Hoxhën dhe Andrra Destanin.

Atë ditë, Sinani dhe Andrra dhanë edhe një intervistë të shkurtër për emisionin Mirage ku ndër të tjera u pyetën edhe çfarë dhurate i kishin bërë çiftit. “Besi dhe unë jemi gati të një krahine. Te ne është traditë zarfi me para, kështu që unë përveçse i kam bërë një dhuratë tjetër, kryesore është zarfi me para që të blejnë çfarë të duan vetë”, tha Sinani. I pyetur sesa para ka në zarf, Sinani tha se nuk tregohet. “Kjo nuk tregohet. Unë kam parë listën e dasmës sime, kam parë sa më ka hedh Besi, aq i kam hedhur dhe unë”, u shpreh Sinani./Xing.al