Dhuna në familje, brenda 24 orëve u arrestuan katër burra

1 muaj më parë

Dhuna në familje, brenda 24 orëve u arrestuan katër burra

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në tri qytete të ndryshme të Kosovës janë arrestuar katër të persona të dyshuar për ushtrim të dhunës në familje.

Dy raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Suharekë, kurse një rast në Prishtinë dhe një në Prizren.

Sipas Policisë, në Prizren të hënën është një i dyshuar, pas që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

“Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë, ku është hapur rast i veçantë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Telegrafi.

Në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pas që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në të njëjtin qytet (Suharekë), sipas Policisë, të hënën është arrestuar një mashkull pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht familjarët e tij e tij.

Viktimave u është ofruar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj birit të tij (i mitur).

Viktima është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Telegrafi/

Lajme nga rubrika