Detaji që mori vëmendjen në videon e Duas për “Vogue”, qentë e saj ‘flasin’ shqip

1 muaj më parë

Detaji që mori vëmendjen në videon e Duas për “Vogue”, qentë e saj ‘flasin’ shqip

Dua Lipa ka prezantuar koleksionet “Vjeshtë 2020” të “Javës së Modës në Nju Jork” gjatë një klipi të realizuar për “Vogue”.

“Bota e çuditshme e Duas”, vjen në një video tejet interesante, ku këngëtarja luan si një aktore e vërtetë.

Me anë të kësaj videoje synohet të tregohet se si është një ditë për këngëtaren, teksa shfaqet me kostume të ndryshme.

Por, një detaj që mori vëmendje ishte kur dy qentë që po e shoqëronin në tryezën e saj në mëngjes ‘flisnin’ shqip.

“Më në fund ajo veshi Marc Jacobs”, janë fjalët në zërin improvizues të njërit qen, ndërsa tjetri ia kthen “Nuk po më shikon më si më parë”.

“Po më mahnit Dua”, i thotë sërish qeni i parë.

Përndryshe, Dua Lipa pritet që gjatë muajit prill ta lansojë albumin “Future Nostalgia”./Lajmi.net