Detajet e tentim vrasjes së mbrëmshme në Prishtinë

3 vite më parë

Detajet e tentim vrasjes së mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës në raportin e saj ka dhënë detaje rreth sulmit të mbrëmshëm me armë në rrugën  e UÇK-së në Prishtinë.

Sipas policisë, nga të shtënat ka marrë lëndime një person, i cili më vonë ka prnauar tretman mjeksësor.

“Viktima mashkull, shqiptar ka raportuar se për arsye të panjohura punëtori i një lokali i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Predhat e shkrepura kanë goditur kanë goditur një lokal tjetër, me ç’rast është thyer xhami i lokalit dhe nga thyerja e tij lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull”, thuhet në njoftim të policisë.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar dy gëzhoja një fishek i kalibrit të vogël dhe një predhë. Nuk raportohet për të arrestuar./AktivPress