Detajet e ceremonisë mortore dhe vendi ku do të prehet Toto Riina

3 vite më parë

Detajet e ceremonisë mortore dhe vendi ku do të prehet Toto Riina

Toto Riina, bosi i Cosa Nostra, që u nda nga jeta dje, do të përcillet në banesën e fundit pa një ceremoni funerale apo kishtare, ndërsa në varrimin e tij do të marrin pjesë vetëm familjarët dhe miqtë e afërm.

Ndërkohë që ka dyshime që vdekja e tij ishte një vrasje e qëllimshme, çka duket se do të shtyjë hetuesit italianë të hetojnë në këtë pistë, edhe pse është raportuar që bosi i Cosa Nostras vdiq pas një sëmundjeje të rëndë.

Mediat italiane, raportojnë se pritet përfundimi i autopsisë dhe më pas do të lejohet që trupin ta marrin familjarët.

Pas autopsisë prokurori ka njoftuar se do të lejojë transferimin e arkivolit në Corleone ku edhe do të varroset bosi i Cosa Nostra.

Ndërkohë, pas vdekjes së Riina, prokurori hapi një dosje hetimi, një proçedurë e duhur, për të kryer vlerësimin mjekësor-ligjor.

“Vdekja ndodhi në burg dhe prandaj kërkon hetim të plotë, për të garantuar dhe qetësuar të gjithë lidhur me faktet dhe shkaqet e vdekjes”, shpjegoi avokati Antonio Rustico, shkruan syri.net,