Detaje rreth opsioneve ushtarake që i ka Rusia kundër Amerikës në Siri (FOTO)

3 vite më parë

Detaje rreth opsioneve ushtarake që i ka Rusia kundër Amerikës në Siri (FOTO)

Një nga pyetjet që ngrihen pas debateve të fundit midis superfuqive botërore për Sirinë, është se çfarë kapaciteti ka Rusia për t’iu përgjigjur sulmeve të Amerikës.

Uashingtoni kërcënoi se do të marrë masa kundër qeverisë siriane pas sulmeve me armë kimike në Duma. Rusia premtoi se do të kundërpërgjigjet. Por si?

Trupat ruse kanë dy baza kryesore në Siri, bazën ajrore të Khmeimimit, në portin verior të Latakias, dhe bazën detare në Tartus, në veri të brigjeve siriane. Sistemet ruse janë siç shpjegohen në fotot më poshtë:

 Të dy pozicionet mbrohen nga sisteme raketore tokë-ajër S-400, me një rreze veprimi prej 400 kilometrash, që njihen si sistemet më të mira në botë për mbrojtje nga raketat.
Sisteme të tjera me rreze më të shkurtër do të përdoren si mbështetje, Buk-M2 dhe Pantsir S-1. Këto sisteme kanë aftësi të mbrojnë një bazë nga çdo lloj kërcënimi ajror, që nga dronët e vegjël e deri te avionët e mëdhenj.
Pika e dobët e Rusisë pretendohet se është identifikimi i shënjestrës, gjë që kërkon një sistem të avancuar radarësh. Rusia nuk pret që kjo të jetë problem në Siri, për shkak të radarëve flutures, të vendosur në avionët A-50. Përveç këtyre, trupat e Asadit kanë edhe radarë të tjerë sovjetikë.
Rusia pretendon se jo vetëm që mund t’i diktojë e t’i qëllojë këto raketa në ajër, por edhe të kundërpërgjigjet duke sulmuar origjinën nga lëshohen predhat, pra, nëndetëset amerikane në Mesdhe.
Ky sulm do të ishte përshkallëzim masiv i konfliktit, ndaj Rusia pretendon se do ta kufizojnë kundërpërgjigjen duke lëshuar pajisje elektronike që do të çakordojnë sistemet e orientimit të anijeve amerikane./Top Channel