Dështon sërish votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

3 javë më parë

Dështon sërish votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Ka dështuar për herë të tretë votimi në lexim të parë i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, propozuar nga koalicioni qeverisës.

Vetëm 60 deputetë morën pjesë në votim në seancën e zhvilluar të premten.

Partitë opozitare kanë kritikuar propozimin e Qeverisë, me PDK-në që ka thënë se nëse bëhet fjalë vetëm për ndihmën nga tërheqja nga Trusti, kjo mund të bëhet edhe përmes një amendamenti në Ligjin për Fondet Pensionale.

Në anën tjetër, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka mbrojtur propozimin duke thënë se përkrah gjerësisht ekonominë në vend, ndërsa ka shtuar se edhe propozimet e opozitës do të përfshihen në projektligj pas votimit në lexim të parë.

Kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për seancën e ardhshme.