Dështon sërish ISIS-i

2 vite më parë

Dështon sërish ISIS-i

Forcat irakiane kanë rimarrë kontrollin pothuajse të plotë nga Shteti Islamik në qytetin Tal Afar, një vend i militantëve të ISIS në Irakun veriperëndimor.

“Shtatëdhjetë për qind e qytetit është çliruar … Me dëshirën e Zotit, pjesa e mbetur do të çlirohet shumë shpejt”, tha ministri i jashtëm irakian Ibrahim al-Jaafari në një konferencë shtypi.

Ofensiva në Tal Afar filloi më 20 gusht, shkruan Reuters, transmeton AktivPress.

“Shërbimi elitar kundër terrorizmit çliroi lagjen e kështjellës dhe ngriti flamurin e Irakut në krye të ndërtesës së kështjellës”, thuhet në një deklaratë nga komanda e operacioneve të përbashkëta të Irakut./AktivPress