Dështon mbledhja e Komisionit për menaxhimin e pandemisë

2 muaj më parë

Dështon mbledhja e Komisionit për menaxhimin e pandemisë

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë. Në këtë mbledhje pritej të shqyrtohej plani operativ i punës.

Kryesuesja e Komisionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se kjo po anulohet për shkak të mungesës së seriozitetit të deputetëve anëtarë në këtë komision, të cilët me mos prezencën e tyre e pamundësuan mbajtjen e mbledhje.