Dështoi në herën e parë, Duka provon sërish të bëhet anëtar i ekzekutivit të UEFA-s

2 muaj më parë

Dështoi në herën e parë, Duka provon sërish të bëhet anëtar i ekzekutivit të UEFA-s

Armando Duka në vitin e pati humbur përpjekjen e parë për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Ai do të porovojë sërish pas pak javësh.

Armando Duka, nuk po dorëzohet në përpjekjet për t’u bërë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) kishte humbur në përpjekjen e parë në vitin 2017 për t’u bërë anëtar i qeverisë së futbollit evropian, raporton Gazeta Express.

Në zgjedhjet e mbajtura para dy vitesh Duka i kishte marrë 25 vota, të pamjaftueshme për të hyrë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Ndërsa, tani Duka shpreson ta arrijë qëllimin në tentativën e dytë, pasi do të jetë kandidat për këtë post në zgjedhjet që do të mbahen më 7 shkurt.

Dukës i ka dhënë shpresë presidenti i Federatës Angleze të Futbollit, Greg Clarke, i cili pritet ta votojë dukën për këtë pozitë të lartë.

“Dua të mbështes presidentin tuaj sepse ka bërë një punë të mirë për futbollin shqiptar. Gjatë viteve të tij në krye të federatës ka investuar shumë në infrastrukturë. Ne e mbështesim atë në garën për në komitetin ekzekutiv të UEFA-s, ka një reputacion të mirë në futboll, ka bërë shumë punë dhe është i respektuar në Evropë”, ka thënë anglezi gjatë vizitës në Tiranë.

Këto fjalë të Clarke e kanë kënaqur Dukën. “Jam i kënaqur dhe duhet të jemi të repsektuar që kemi mbështetjen e vendit ku lindi futbolli”, ka theksuar Duka.