1 muaj më parë

Dështimet e Albin Kurtit

Dështimet e Albin Kurtit

Udhëheqja e Qeverisë së Kosovës nga z. Albin Kurti, u pa si një shpresë për një ndryshim pozitiv për të gjithë. Por tri dështimet e Kryeministrit Kurti, bënë që ky ndryshim mos të ndodhë.

1. Kryeministri Albin Kurti nuk ka llogaritur në tradhtitë e brendshme të koalicionit; në Isa Mustafen i cili i ka varrosur Titon e deri tek Presidenti Rugova. Një kalkulim të tillë askush nuk ka mundur ta kuptoj. Këtij dështimi ia shtojmë edhe politiken 20 vjeçare të Presidentit Thaçi, i cili duket se inkurajoi z. Mustafa në vendimet për prishjen e koalicionit.

Ishte dështim nga z. Kurti, sepse nuk mori seriozisht deklarimet e Agim Veliut – se këtu jemi për një kohe të shkurtër.

Politikes së brendshme i krijoi një thyerje dhe përçarje aq të madhe, saqë e gjithë bota qeshte me veprimet e politikanëve tanë. Në një intervistë në TV-të e Kosovës, e pranon edhe vet z. Kurti – kur thotë: “tash i kam kuptuar shume mirë dredhitë e politikave korruptive dhe që kanë për synim, jo vetëm destabilizimin, por edhe ndarjen e Kosovës”.

2. Dështimi i dytë vjen kur bisedat sy me sy me të dërguarin e posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi z. Richard Grenell i kuptoi si koncepte individuale e jo si Amerikë. Duket se z. Kurti është influencuar shumë nga propaganda e përgjithshme e analistëve dhe disa politikanëve në Kosovë se z. Grenell e ka për interesin e tij të avancimit personal dhe interesa të ngushta! Ky gabim është dështimi i dytë – sepse z. Grenell në Kosovë është vet Amerika. Çdo përfaqësues amerikan e përfaqëson vet Amerikën.

Presidenti Trump, përveç si President – ai është edhe biznesmen dhe në konceptin e tij të shtetit ka futur edhe logjiken e biznesit. Politikanët kosovarë, madje edhe më gjerë, ende nuk e kanë arritur ta kuptojnë tërësisht. Madje as z. Kurti; i cili e ka lëvizur diametralisht VV-në nga e majta, komplet në të djathtë. Pra, çdo përfaqësues zyrtarë amerikanë – përfaqëson vet Amerikën – e jo interesa të ngushta të individëve apo grupeve të caktuara. Trump do të fitoi sërish.

3. Nga momenti i shpalljes së MOSBESIMIT në Parlamentin e Kosovës për Qeverinë Kurti, Kryeministri në detyrë ka operuar më shumë si opozitë se sa si pozitë. Mendoj se kjo vjet nga përvoja 20 vjeçare opozitare. Angazhimi i grupeve te të rinjve për të dalë në protesta anti-pushtet; sjellë mu në veprim opozitar. E keqja, qëllimshëm apo jo, shkoi edhe me larg, kur këto pozicione protestash dhe këto synime, u keqpërdoren nga individ ekstremist në Kosovë.

Z. Kurti në këto tri (3) dështimet e tij, duket se është rikuperuar. Do ta shohim nga veprimet e ardhshme!? Më larg se kaq, me injorimin e LDK-së ndaj Vjosa Osmanit – ka kuptuar që në politiken Kosovare, për interesa të ngushta behet gjithçka.

President Rugova gjithnjë lutej: “Zoti e Ndihmoftë Kosovën”.

(Opinionet nuk pasqyrojnë qëndrime redaksionale)