Derbi në Podujevë me shumë peshë para “superfinales”

1 javë më parë

Derbi në Podujevë me shumë peshë para “superfinales”

Ndonëse ka humbur hapin për titull të kampionit, Llapi megjithatë mund të ketë ndikimin e vet të madh në garën për të parin në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi të mërkurën (sot, 16:00) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë e pret Feronikelin, në kuadër të xhiros së parafundit (32) të kampionatit të Kosovës në futboll.

Të mërkurën luhen katër ndeshje të xhiros së 32-të dhe të gjitha me vlerë të madhe në garë për titull apo për t’i ikur barazhit. Llapi e Drita mund të jenë skuadrat e vetme që nuk ndiejnë presionin e pikëve para ndeshjeve të së mërkurës. Llapi tani është i treti me 69 pikë, ndërsa Drita është e katërta me 48 pikë dhe në këtë pozitë do të përfundojë edicionin. Në tabelë prin Feronikeli me 74 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 72 pikë, shkruan sot Koha Ditore.

Me shumë gjasë titulli i kampionit do të vendoset në superfinalen e madhe të xhiros së fundit ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës, që pritet të zhvillohet në fundjavë. Por me shumë peshë vlerësohet edhe xhiroja e parafundit.