Deputetja nga PDK e quan burrec Xhavit Ukajn pse iu vërsul Kryeparlamentares

5 muaj më parë

Deputetja nga PDK e quan burrec Xhavit Ukajn pse iu vërsul Kryeparlamentares

Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në Kuvend ku deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj iu vërsul kryetare së Kuvendit Vjosa Osmani.

Hoxha e ka quajtur burrec Ukajn për vërsuljen e tij ndaj kryeparlamentares Osmani.

“E pahijshme sa edhe e dhimshme me pa burreca që i sulen grave në krye të detyrës, imagjinoni nëpër shtëpi se si është nga soji i tyre”, ka thënë Hoxha.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani pas ndërprerjes së seancës ka njoftuar se ka hapur rast në polici ndaj deputetit Xhavit Ukaj.