Deputetja e LDK-së përgjigjet rreth ofertës së VV-së: Shtimi i numrit të ministrive, i papranueshëm

2 javë më parë

Deputetja e LDK-së përgjigjet rreth ofertës së VV-së: Shtimi i numrit të ministrive, i papranueshëm

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur mbi ofertën e re që LVV i ka bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gaxheri thekson se oferta e Albin Kurtit për me rrit numrin e ministrive nuk është e pranueshme.

Ajo thekson se kjo gjë tashmë po bëhet për të kënaqur egot e individëve të caktuar.

“Unë nuk kam asnjë informacion sepse ajo ofertë nuk është shqyrtu. Procesi është dëshpërues edhe i pakuptimtë. Zoti Kurti po na jep me kuptu se është shumë i përkushtum me pas sa më shumë pushtet dhe kontroll në këtë Qeveri. Nëse tani po mundet me u rrit numri i ministrive për të kënaqur egot ose kërkesat e individëve për mua nuk është e pranueshme dhe nuk është ajo pritja të cilën e ka proklamuar z.Kurti. Z.Kurti bani Kryetarin e Kuvendi dhe tani po bën makinacione për shtimin e numrit të ministrive. Unë mendoj se kjo punë duhet të vendoset shpejt, dhe mendoj se nuk është e rëndësishme se kush i merr ministritë. Z.Kurti ka shku tek z.Mustafa për bashkëpunim edhe pse sjelljet kanë qenë të papranueshme nga LDK-ja, z.Mustafa i ka kalu.Unë kam besu se mundemi me ba marrëveshje por se si  lindi tek Kurti gjithë ky mosbesim për LDK-në është zhgënjyes dhe mosbesues” tha Gaxherri.

Kjo është oferta e dytë që LVV ka bërë gjatë 24 orëve të fundit për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nga kjo e fundit nuk kanë dalë me një përgjigje zyrtare rreth këtyre ofertave .

E vetmja deklaratë ishte ajo gjatë ditës së djeshme e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa ku u shpreh se zgjidhja për marrëveshjen i takon VV-së.