Deputeti nga PDK paralajmëron skenar shkatërrues në sektorin e energjisë nga KEK-u dhe Qeveria

1 muaj më parë

Deputeti nga PDK paralajmëron skenar shkatërrues në sektorin e energjisë nga KEK-u dhe Qeveria

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bajrush Xhemaili, ka shprehur shqetësimin me zhvillimet e ditëve të fundit në KEK. Me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ai përkujton se ka më tepër se 10 ditë, që kur është intensifikuar e ashtuqujtura “vetendezje” e qymyrit në Minierën e KEK-ut, shkruan AktivPress.

“Për faktin se kjo vetëndezje e qymyrit, pa vërejtur nga faktori njeri, ka kaluar në përmasa të “vetëdjegijes së vrullshme”, krahu perëndimor i minierës ekzistuese po kalon nëpër shembjen e shpejtë. Tani më, seria e zjarreve ka depërtuar edhe në krahun verior të Minerës, i cili krah nëse nuk ndërhyhet sukseshëm, do ta gjej fati i krahut perëndimorë, pra shembja e shpatit”, ka shkruar Xhemaili.

“Pasojat nga këto havari të rënda, e të cilat po përpiqen të kalohen të pa vrejtura në publik”, sipas tij, do të jenë afatgjatë për KEK-un dhe përgjithësisht në sektorin e energjisë në Kosovë.

“Kjo avari, e pretenduar si normale nga zyrtarët e lartë të KEK-ut, vetëm pas një kohe të shkurtër, do të prezentohet nga Qeveria dhe KEK-u si arsye për intensifikimin e punimeve për hapjen e minirës së re në fushën Veri N1, sipas vendimit antiligjor të Qeverisë. Kur kësaj i shtojmë faktin se tani më po hyjmë në fazën e eksploatimti minerar, që konsiderohet e veshtirë, si dhe me dy krahët kryesor të minierës, me mundësi minimale eksploatimi, Kosova së shpejti do të hyjë në krizën e furnizimit me energji, si pasojë e mungesës së linjitit”, është shprehur Xhemaili.

Në këtë situatë të kaluar në një krizë, sipas tij, Qeveria do të tentoj që, përmes situatës emergjente, ta legalizoj dhe promovojë si të domosdoshëm vendimin e sajë, për hapjen e Minirës në Fushën Veri. Kjo, siç thotë Xhemaili, do të ishte godtija më e rëndë që do ti bëhej sektorit të energjisë si dhe fondit të rezervave minerare në Kosovë.

“Prandej, ky le të jetë paralajmerimi dhe thirrja e fundit për ndërprerjen e politikave shkatrruese nga ana e Qeverisë në Sektorin e energjisë”, përfundon Xhemaili./AKTIV PRESS/

ÇPO NDODHË ME KEK-un?!!Ka më tepër se 10 ditë, që kur është intensifikuar e ashtuqujtura "vetendezje" e qymyrit në…

Gepostet von Bajrush Xhemaili am Freitag, 23. Oktober 2020