Deputeti nga LDK kërkon falje: Dashamirët s’e meritojnë zemërthyerjen që ua kemi bërë

3 muaj më parë

Deputeti nga LDK kërkon falje: Dashamirët s’e meritojnë zemërthyerjen që ua kemi bërë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi ka thënë se zgjedhjet e Podujevës janë alarmi më i fuqishëm për këtë parti se duhet ribrendim politik.

“LDK tash e 30 vite është parti me të cilën kanë kaluar procese të mëdha. Tash ne duhet të reflektojmë si part. Unë i falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen. Iu kërkojë falje publike të gjithë dashamirëve të LDK-së për çfarëdo zhgënjimi që LDK ka krijuar te ata”, tha ai në Debat Plus.

Bislimi thotë se pas mësimit që ka marrë nga Podujeva, LDK-ja do të jetë e gatshme të rikthehet.

“Është koha që ne të reflektojmë dhe marrje të përgjegjësisë. Shumë njerëz janë ngritur në politikë me papërgjegjësi politike”.

Deputeti i LDK-së thotë se më shumë se thyerja e bastionit “ne i kemi thyer zemrat e simpatizantëve të LDK-së”.

“Ky elektorat nuk meriton zemër thyerjen që iu kemi bërë ne”.

Bislimi thotë se nuk mund të pretendojë dikush se ky elektorat është si ai i para 20 viteve por sipas tij alarmi në LDK nuk mund të fshihet.