Deputeti i LVV-së: Driton Selmanaj e ka vendin në Beograd e jo në Qeverinë e Kosovës

2 muaj më parë

Deputeti i LVV-së: Driton Selmanaj e ka vendin në Beograd e jo në Qeverinë e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se nuk do ta lejojnë në Kuvendin e Kosovës zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, për shkak të deklaratave të tij për personat e pagjetur.

I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Bajqinovci tha se Selmanaj e ka vendin në Qeverinë e Beogradit dhe jo në Qeverinë e Kosovës.

“Ai njeri që u lodhë me punën e të pagjeturve e ka vendin në Beograd jo në Qeverinë e Kosovës…Nuk do ta lejojmë në Kuvend, ai nuk duhet ta marrë më fjalën në Kuvendin e Kosovës. Ai është zv/kryeministër, por me atë fjalor mund të jetë në qeverinë e Vuçiqit e jo këtu”, tha Bajqinovci.

Ai shtoi se deklarata e tij për të pagjeturit është e pafalshme, teksa shtoi se “me këtë nuk bëhet hajgare, është çështje e ndishme e popullit tonë”.

Deputeti i LVV-së tha se nëse është lodhë Selmanaj le “të bëhet zv/kryeministër në qeverinë e Beogradit”.

“Ky njeri nuk e ka vendin këtu, sa më shpejt që të largohet ky person është aq më mirë për vendin”, shtoi ai.