Deputetët nga VV-ja braktisin mbledhjen ku po raporton ministrja Haradinaj

1 muaj më parë

Deputetët nga VV-ja braktisin mbledhjen ku po raporton ministrja Haradinaj

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu dhe Gazmend Gjyshinca janë larguar nga takimi i komisionit për Integrim Evropian.

Deputetja Arbëreshë Kryeziu në fillim të mbledhjes ka thënë që nuk e shohin të arsyeshme raportimin e ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, në një komision si ky i integrimit evropian e të raportojë për procesin e liberalizimit të vizave. Sipas Kryeziut, raportimi i ministres Haradinaj është thirrur pa aprovimin e komisionit.

Kjo ka nxitur reagimin e deputetes së PDK-së Blerta Deliu, e cila ka thënë se ka qenë ajo që e ka ftuar ministren për raportim dhe se një gjë e tillë është në fushë-veprimtarinë e komisionit.

“E kuptoj sjelljen e deputetëve të LVV-së, ndjej keqardhje për sjellje të tilla. Siç e dini, nuk kemi ministri të Integrimit Evropian, por kjo nuk do të thotë që kjo qeveri nuk e ka në agjendë një proces të tillë”, ka thënë Haradinaj – Stublla./KOHA