Deputetët e LDK-së, telegram ngushëllimi për vdekjen e Kujtim Paçakut

7 muaj më parë

Deputetët e LDK-së, telegram ngushëllimi për vdekjen e Kujtim Paçakut

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dërguar telegram ngushëshillimi për vdekjen e ish- deputetit, Kujtim Paçaku.

Në telegram thuhet:

Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e papritur të kolegut dhe veprimtarit Kujtim Paçakut.

Kujtimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e komunitetit të tij dhe kudo që ishte.

Ngushëllime familjes Paçaku miqve e bashkëveprimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës. /AktivPress/