Deputetët britanikë votojnë kundër një referendumi të dytë për Brexit

2 muaj më parë

Deputetët britanikë votojnë kundër një referendumi të dytë për Brexit

Me 334 vota kundër dhe 85 për, Parlamenti britanik i dha goditjen e fundit mbajtjes së një referendum të ri për Brexit-in.

Ndryshe, deputetët britanikë kanë votuar edhe gjatë së mërkurës kundër largimit nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje paraprake.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se “një shumicë e qartë” ka votuar kundër një Brexiti pa marrëveshje, ndonëse “rregulloret ligjore” përcaktojnë se Mbretëria e Bashkuar do të duhet të largohet nga blloku evropian më 29 mars, nëse nuk krijohen kushte për marrëveshje./AktivPress