Denveri me lehtësi mposht Clippersat

6 muaj më parë

Denveri me lehtësi mposht Clippersat

Nikola Jokiq e mbylli duelin me shifrat magjike për herë të dytë rresht.

Kësaj radhe ai realizoi 18 pikë, 14 kërcime e 10 asistime, ndërsa Jamal Murray shtoi 23 pikë të tjera në fitoren e Denver Nuggets ndaj Los Angeles Clippers, 121:100, për ta vazhduar formën e përkryer nëpër të cilën po kalon sivjet, dhe kryeson në Konferencën e Perëndimit me 28 fitore e 12 humbje.

Në triumfin e shtatë rresht në tetë ndeshjet e fundit, ndihmë të madhe dha edhe Mason Plumlee me double-double prej 17 pikësh e 12 kërcimesh.

Te kalifornianët lojë të mirë pati Tobias Harris me 18 pikë e 11 kërcime, por që në fund dolën të jenë të pamjaftueshme.