Dënohen mbi njëmijë persona për mosrespektim të ligjit në Kosovë

2 javë më parë

Dënohen mbi njëmijë persona për mosrespektim të ligjit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar jo më pak se 1 242 gjoba për mosrespektim të ligjit në trafik.

Në të njëjtën ditë janë gjobitur edhe 190 persona që nuk kanë respektuar masat që parashohin ndalimin dhe luftimin e Covid-19.

Brenda të njëjtës periudhë kohore kanë ndodhur 19 aksidente me të lënduar, si dhe 38 aksidente kanë ndodhur me dëme materiale.

Në këto 24 orë janë arrestuar 19 persona, 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje si dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit./Infokus/