Demokratët shënojnë fitore të thellë në zgjedhjet lokale në SHBA

2 vite më parë

Demokratët shënojnë fitore të thellë në zgjedhjet lokale në SHBA

Anëtarët e Partisë Demokrate dhe aleatët e tyre anembanë Shteteve të Bashkuara kanë arsye të forta për të festuar pas zgjedhjeve që u mbajtën dje, përveç disa fitoreve të rëndësishme që ata arritën në garat për guvernator të Virxhinias dhe Nju Xhërsit.

Zgjedhja e demokratit Ralph Northamit si guvernator në Virxhinia dhe e demokratit tjetër Phil Murphy-it në Nju Xhërsi u shoqërua me fitoren e dy ndihmës guvernatorëve afrikano-amerikanë: Justin Fairfax siguroi fitoren në një garë të veçantë për këtë post në Virxhinia dhe Sheila Oliver, u bë zëvendës guvernatorja e parë afrikano-amerikane, e cila kandidoi për këtë post, krahas guverantorit Murphy.

New York Mayor Bill de Blasio is greeted by supporters after his re-election in New York City, Nov. 7, 2017.

New York Mayor Bill de Blasio is greeted by supporters after his re-election in New York City, Nov. 7, 2017.

Bill de Blasio siguroi një mandat të dytë si kryetar i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, duke e mundur me lehtësi rivalen e tij republikane, senatoren e shtetit të Nju Jorkut, Nicole Malliotakis. Qyteti i Nju Jorkut është prej vitesh një bastion i demokratëve dhe është njëkohësisht, qyteti i lindjes i Presidentit republikan President Donald Trump.

Në shtetin verilindor Maine, votuesit miratuan me shumicë dërrmuese një propozim që e zgjeron Medicaid-in, programin federal të sigurimit shëndetësor për amerikanët me të ardhura të ulëta.

Kjo nismë ligjore shfuqizon kundërshtimin nga guvernatori Paul LePage, një republikan i vijës së ashpër, i cili i kishte vënë veton 5 projekt-ligjeve të mëparshme për zgjerimin e Medicaid-it dhe që lidheshin me reformën e kujdesit shëndetësor “Obamacare”, arritja më e rëndësishme legjislative e ish Presidentit Barack Obama.

Në shtetin e Minesotës, Andrea Jenkins nga qyteti i Mineapolis, u zgjodh në këshillin drejtues të qytetit, duke u bërë personi i parë transgjinor me ngjyrë që zgjidhet në një post publik në Shtetet e Bashkuara. Jenkins shënoi me fitoren e tij një arritje historike, krahas me Danica Roemin, e cila u bë gruaja e parë transgjinore e hapur që zgjidhet ligjvënëse e Virxhinias dhe i pari person transgjinor i hapur që fiton një post në një organ ligjvënës të Shteteve të Bashkuara.

Po ashtu, Manka Dhingra fitoi në zgjedhjet e posaçëme për një vend në senatin e shtetit veriperëndimor të Uashingtonit, duke i dhënë kështu demokratëve kontroll të plotë të shtetit: të dhomave legjislative dhe të zyrës së guvernatorit. Këtë veçori që e kanë gjithashtu shtetet fqinjë të Oregonit dhe Kalifornisë.

Ndërkohë, në Bronks Mark Gjonaj fitoi zgjedhjet për anëtar të këshillit të qytetit të Nju Jorkut, duke u bërë shqiptaro-amerikani i parë që merr një post kaq të lartë./voa