Demi thotë se po privohet nga kandidimi për shkak të dënimit që s’iu fshi nga sistemi

1 muaj më parë

Demi thotë se po privohet nga kandidimi për shkak të dënimit që s’iu fshi nga sistemi

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Labinotë Demi-Murtezi, që po synon të kandidojë edhe për një mandat në zgjedhjet e 14 shkrutit po thotë se po privohet nga kjo e drejtë për shkak të një aksidenti që ka ndodhur më 5 nëntor 2015.

Ajo ka shkruar se kjo lëndë u ekzekutua më 20 dhjetor 2017 dhe se pastaj ka hyrë në fuqi më 31 janar 2018 dhe se kjo është dashur të fshihet nga sistemi më 31 janar 2019, për të cilën edhe ka kërkuar që të fshihet, njofton Klan Kosova.

Demi-Murtezi po shpreson që hallin e saj do ta trajtojë me “më shumë profesionalizëm Gjykata Supreme”.

Deklarata e plotë:

Ne nuk kemi asnjë pengesë nga ligji, madje jemi në anën e së drejtës.

“Mirëpo, në këtë rast institucionet e drejtësisë kanë dështuar të fshijnë nga evidenca kandidaten në kohën e përcaktuar me ligj.”

Të dashur miq dhe familjarë

Teksti në thonjëza është pjesë nga teksti i vendimit të PZAP-së. Si duket më qartë se kaq padrejtësia.

Shkaku i një aksidenti në trafik më 5 nëntor 2015, që cilësohet si rast me pasoja të lehta, e që si lëndë u ekzekutua më 20 dhjetor 2017, e pastaj hyri në fuqi më 31 janar 2018, edhe sot po vazhdon të kontestohet kandidatura ime për deputete në listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kjo lëndë është dashur të fshihet nga sistemi më 31 janar 2019, por që kjo nuk u bë dhe pastaj personalisht kam bërë kërkesën në Gjykatën Themelore dhe lënda ime më nuk figuron.

Njëjtë dhe kolegët, për raste e në kontekste të tjera po penalizohen arbitrarisht e me motive plotësisht politike.

Shpresoj që së paku Gjykata Supreme ta trajtojë me profesionalizëm ankesën që do ta dorëzojmë.