Demarkacioni, del pengesë edhe për biznese

3 vite më parë

Demarkacioni, del pengesë edhe për biznese

Kryeministri, Isa Mustafa e ka bartë përgjegjësin për dëmët që po u shkaktohen bizneseve, tek deputetët që nuk po pranojnë që të ratifikohet marrëveshja për kufirit, sipas vijave të përcaktuara nga komisioni shtetëror.

“Kemi ngec me liberalizimin e vizave. Unë jam i vetëdijshëm që kjo e dëmton shumë biznesin tek ne, i dëmton shumë qytetarët  e Republikës së Kosovës, por po ashtu jam i bindur që deputetët të cilët po kundërshtojnë ta bëjnë këtë, nuk i kanë bërë mirë llogaritë e tyre as llogaritë e vendit të cilin ata e përfaqësojnë”, ka thënë Mustafa, transmeton AktivPress.

Një ditë më herët edhe presidenti, Hashim Thaci ka akuzuar deputetët që janë kundër Demarkacionit, duke thënë se Evropa na i ka hapur dyert por ne jemi vetizoluar.

Por këtyre zërave, u është përgjigjur sot ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke i cilësuar ata, si papagaj, që cdo dështim të shtetit t’ia atribuojnë opozitës./AktivPress